Na ndiqni edhe në

Moti

Moti sot në Shqipëri: Vranësira dhe shtrëngata të izoluara

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me alternime mes vranësirave dhe kthjellimeve të herëpashershme. Përmirësime të motit priten kryesisht pas orëve të mesditës.

Reshje të dobëta shiu priten gjatë orëve të mëngjesit në juglindje të vendit, ndërsa gjatë ditës reshje lokale mund të shfaqen në zonat veriore dhe lindore. Në zonat malore nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Në zonat bregdetare, luginore dhe malore, era mund të forcohet deri në 16–18 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 3–4 ballë./L.F-dritare.net