Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vagabondi që promovon Shqipërinë!

Vagabondi që promovon Shqipërinë!
Nga Elira Kadriu

Nga korriku i 2016-s, deri në këto momente, gazetari danez, Palle Bo ia ka dedikuar kohën e tij vetëm udhëtimeve, për të realizuar reportazhe radiofonike nga 63 vende të ndryshme.

Ndalesa e radhës është pikërisht Shqipëria, ku përshtypjet e përmbledhura për vendin tonë do të transmetohen në radion e tij, në Danimarkë “The vagabond”.

Shiti shtëpinë, makinën dhe çdo gjë të tijën, për të udhëtuar e për të krijuar një kolazh me copëza kulturash, traditash dhe shijesh universale.

Dritare.net mëson se, shoqëruesi i tij i vetëm është mikrofoni, me të cilin mbledh opinione të shumëllojshme, për të krijuar kornizën e saktë të vendit ku ndodhet.

Tiranën e cilëson si “the next big thing”!

Kryeqyteti i vetëm pa McDonald, por me shumë bunkerë, që sipas tij do të jetë së shpejti  destinacioni turistik më atraktiv, për evropianët që ende nuk e kanë zbuluar.

Pas Shqipërisë, Bo do të udhëtojë në Kosovë dhe në vendet e tjera fqinje, për të marrë një shije të vërtetë ballkanike.

Në lidhje me vendin e origjinës së gazetarit por edhe më gjerë, eksperti i turizmit, Ardit Çollaku shprehet se, vendet nordike do të jenë shumë shpejt, një target i rëndësishëm për sezonin turistik të kësaj vere, në sajë të linjës së carteve direkte.

https://www.youtube.com/watch?v=vQyY2tK7HBE&feature=youtu.be

Në pritje të reportazhit të Palle Bo për Shqipërinë, ndiqni intervistën e tij për Dritare.net.

https://www.youtube.com/watch?v=gXEPLFVux_c&feature=youtu.be