Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Turizmi/ 1 milionë 717 mijë pasagjerë në Rinas vetëm gjatë gushtit!

21284193-turiste-ne-tirane.jpg

1 milion e 717 mijë pasagjerë u regjistruan në aeroportin e Rinasit vetëm gjatë muajit gusht. Shifrat janë bërë publike nga ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, i cili konfirmoi se Rinasi renditet ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në kategorinë e aeroporteve të mëdha.


“Një shifër që flet qartë për Shqipërinë turistike që po konsolidojmë dhe për interesin gjithnjë e më të madh të vizitorëve të huaj për vendin tonë”, tha Gonxhja.


Gonxhja foli dhe për një realitet të ri në turizëm, i cili sipas tij po e lidh vendin tonë në mënyrë më të drejtpërdrejtë me Europën dhe botën.

Rekordi i 17 gushtit, me mbi 60 mijë pasagjerë dhe 326 fluturime në vetëm një ditë, është një tjetër tregues i këtij realiteti të ri. Pas një korriku me afro 1 milion e 650 mijë pasagjerë, 28.1% më shumë se një vit më parë, këto rezultate konfirmojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje dhe një Shqipëri gjithnjë e më të lidhur me Europën dhe botën”, shtoi ai.


Një numër i konsiderueshëm i vizitorëve që zgjedhin vendin tonë si destinacion kanë hyrë dhe përmes kufijve tokësor. Një ndër pikat kufitare me fluksin më të lartë është dhe Morin.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin, vetëm gjatë periudhës 24–30 gusht, numri i qytetarëve të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës ka arritur në mbi 203 mijë.

Të dhënat për muajt maj, qershor dhe korrik tregojnë se rreth 1.43 milionë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri, me destinacion zonat bregdetare.

Lëvizjet e shumta në kufi lidhen me përfundimin e pushimeve verore dhe rikthimin e emigrantëve në një nga vendet e BE, aty ku jetojnë dhe punojnë.