Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump mbron gruan e diplomatit që aksidentoi për vdekje një të ri: Gjëra të tilla ndodhin

Trump mbron gruan e diplomatit që aksidentoi për vdekje një
Donald Trump ka mbrojtur gruan e një diplomati amerikan, e cili dyshohet se aksidentoi për vdekje një të ri britanik. Trump tha se është e vështirë ta ngasësh makinën në anën e kundërt të rrugës.

Trump e pranoi se ndodhi një tragjedi dhe  tha se e dyshuara, Anne Sacoolas, duke mos ia përmendur emrin, eci në anën e gabuar të rrugës.

Më pas, Trump tha se edhe ai kishte bërë të njëjtën gjë në SHBA, ku ka marrë dy mësime golfi.

"Këto janë rrugët me kahe të kundërta. Këto gjëra ndodhin. Nuk them se nuk më ka ndodhur kurrë, sepse më ka ndodhur. Kur mësoheni të vozitni në sistemin tonë dhe befas ngisni makinën në një sistem krejt tjetër, kjo ndodh. Ju duhet të jeni të kujdesshëm!",- tha Trump./K.C/dritare.net