Na ndiqni edhe në

Arkiv

Trauma post-tërmetit/Shmangni ilaçet qetësuese. Ja çfarë duhet të konsumoni!

Trauma post-tërmetit/Shmangni ilaçet qetësuese. Ja

Tërmeti i 26 nëntorit përveçse shkaktoi 51 viktima, dhe dëme të mëdha në në banesa, la pas te njerezit trauma dhe ankth. Të shqetësuar për të gjetur shpëtim te ilaçet, shumë i janë drejtuar farmacive për të marrë medikamente si Xanax, valium, të cilët ata mendojnënse se do t’i qetësojnë qoftë edhe për pak kohë.

Por në fakt ilaçet e vërteta janë çajërat. Dritare.net komunikoi me Megi Koçiajn e cila ka përfunduar studimet për neuroshkencë në Londër.

Koçiaj tha se të tilla ilaçe duhet të merren patjetër me rekomandimin e mjekut, pasi kanë një efekt negativ në shëndet. Përdorimi i medikamenteve të tilla sjell varësi dhe ndryshojnë strukturën e disa receptorëve në tru.

“Përdorni çajërat, veçanërisht ju keshilloj çajin e kamomilit. Por kujdesuni që po aq sa pini çaj të pini edhe ujë që trupi të jetë i hidratuar. Po kështu çaji i malit ka një serë efektesh pozitive.

Këto janë të bëshme nga kushdo, pa shpenzime, dhe të mbështetura ne studime shkencore.

Te pjesa e ushqimit, po ju dergoj nje nga videot qe kam folur per ushqimin, ku perfshihet omega-3 vecanerisht” thotë Kociaj për dritare.net./L.F-Dritare.net