Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndryshojnë kriteret e pranimit në universitete, rritet nota për mësuesinë

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në kriteret e pranimit në universitet, duke rishikuar notën mesatare minimale për disa programe studimi, kryesisht ato të lidhura me mësuesinë.

Sipas vendimit, kandidatët që aplikojnë në programet Bachelor dhe programet e integruara të ciklit të dytë duhet të kenë notë mesatare minimale 6.5, ndërsa për degët e mësuesisë vendosen kritere më të larta.

Nota minimale do të jetë 7 për programet e mësuesisë për gjuhët e huaja dhe 7.5 për programet që përgatisin mësues, përfshirë edhe arsimin parashkollor./K.C/dritare.net