Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E rëndë në Pogradec/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën bashkë me foshnjën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë, ku një 37-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën, ndërsa nuk ka mundur të mbijetojë as foshnja 7-muajshe.

Gruaja ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas konsultave dhe ekzaminimeve, mjekët vendosën që ajo të transportohej drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar.

Por gjatë transportit, në afërsi të Elbasanit, gjendja e saj është përkeqësuar. Sipas të dhënave paraprake, 37-vjeçarja ka shfaqur të vjella dhe dyshohet se mund të ketë pësuar një hemorragji të brendshme.

Rrethanat dhe shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohen pas veprimeve procedurale dhe kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore./dritare.net