Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Thëniet pikante të politikanëve shqiptarë për fitoren e Ermal Metës në Sanremo

Thëniet pikante të politikanëve shqiptarë për fitoren e
Mirela Kumbaro: Fitorja e Ermal Metës në Sanremo vërteton edhe një herë largpamësinë e vendimit të qeverisë shqiptare për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe zëvendësimin e tij me një pallat. Talentet nëse kanë për t'u bërë, bëhen jashtë. Këtu një vrimë në ujë bëjnë se edhe në u bëfshin, iu prishin sallën. Ndërsa pallatet mbeten si dëshmi e epokës së Skënderbeut të dytë.

Gramoz Ruçi: Nashi të thomi të drejtën unë nuk i ndjek festivalet. Në makinë vetëm Ylli Bakën dëgjoj. Por ky djali duhet të jetë nga Salaria, se dëgjova që babai e kishte rrahur në vogjëli. Meqë ne e kemi proverbin "Druri ka dalë nga xhehneti", kjo e vërteton këtë. I uroj ta vazhdojë traditën.

Edi Rama: Nga këngëtarët e Italisë mbaj mend vetëm Elsa Lilën, se ajo besonte tek unë si politikan. Nuk e di ku ka humbur tani. Këtë djalin nuk e kam dëgjuar ndonjëherë, por me siguri ka lexuar "Kurbanin". Ai është libri që të mëson si t'ia u fusësh shokëve dhe të ecësh përpara.

Ilir Meta: Çfarëdo që të ketë bërë ky, nuk është farefis me mua. Si? ka fituar Sanremon? Kujtova se kanë arrestuar prapë ndonjë të LSI-së. Me thënë të drejtën unë kam qenë në Korçë me Ilir Kullën dhe dëgjuam Endrin me Stefin. Andej nga LSI-ja nuk ma hapin më telefonin se kanë frikë nga Monika se i quan grup puçist. Kështuqë nuk e di kush është ky Ermal Meta dhe çfarë ka bërë. Tani as Kozma Dushi nuk ma hap më telefonin.

Sali Berisha: Ermal Meta është shpjegimi i suksesit të reformave tona por që nuk u kuptua nga shqiptarët në 2013-ën. Po mos të ishin këto reforma që do bënin shqiptarët t'ia mbathnin nga sytë këmbët, do të ishte duke i kërkuar Armando Subashit ndonjë vend për sazexhi tek Teatri i Fierit.

Lulzim Basha: Se unë nuk ka qenë në Shqipëri në fundjave, ça ka ndodhur?

Lali Eri: Po po po. Sukses i madh. E urova dhe e ftova të vijë që të mbjelli ndonjë pemë në zonën verilindore që kufizohet me veriun dhe lindjen e Pyllit Orbital. Më tha që është nder i madh dhe mezi po pret, sa të gjejë kohë unë./dritare.net