Territorialja! Sinaj ndryshon qëndrim, pritet të votojë pro!
Dritare.net
Në Kuvend kalon sot për votim drafti i PS për hartën e re territoriale, që shkrin 15 bashki në të gjithë vendin. Opozita e ka kundërshtuar ashpër draftin e PS, duke thënë se po kalon në mënyrë të njëanshme dhe synon shpopullimin e Shqipërisë. PD ka thirrur demokratët në protestë, ndërsa në anën tjetër janë mbledhur edhe protestuesit e “Revolucionit Flamingo”.
Para nisjes së seancës, kryeministri Edi Rama mblodhi të tijtë në mbledhje grupi, ku mungoi Belinda Balluku. Deputeti Vullnet Sinaj mësohet se ka ndryshuar qëndrim dhe në mbledhje ka votuar pro. Tashmë pritet që të shihet edhe qëndrimi i Erion Braçes në seancë. Por, me votën pro të Sinajt dhe 3 votat e PSD-së së Tom Doshit, PS do t’i arrinte 84 votat për miratimin e reformës.