Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kreu i PDK-së refuzon Kurtin: Jo president pa marrëveshje

Kreu i PDK-së refuzon Kurtin: Jo president pa marrëveshje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka quajtur joserioze për vendin atë se çka deklaroi kryeministri i vendit, Albin Kurti për çështjen e presidentit.

Kryeministri Albin Kurti njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para pak minutash doli me propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Emrat e propozuar nga Kurti janë Glauk Konjufca e Feride Rushiti - emra të cilët i kishte propozuar edhe para zgjedhjeve të cilët ishin mbajtur më 7 qershor.

Hamza ka thënë se Ligji duhet të kalojë por edhe për çështjen e presidentit duhet të ketë marrëveshje.
“Sa ka seriozitet në këtë punë kur vetëm sot ka që tri-katër herë qëndrime të ndryshme. LDK-së i thotë nuk ka mundësi të ketë president politikë ndërsa vetë propozon emra politikë. Janë këta emra që nuk kanë kaluar që sa kohë. Për të cilët s’ka pasur marrëveshje. Ligji duhet të kalojë, presidenti ka mund të zgjidhet por jo president pa marrëveshje. Jo ky është presidenti merre ose lëre. Pse s’ka qenë kjo lloj bisede në takimet e tjera, pse ska qenë sot paradite”, ka thënë Hamza në konferencën për media pas asaj të Kurtit.


Hamza ka thënë se propozimi i bërë nga Kurti për postin e presidentit, Feride Rushiti, është Vetëvendosje.

“Nuk e di a ka librezën apo jo, mendoj se është Vetëvendosje. Nuk e di a ka librezë, ndoshta nuk e ka. Por, është Vetëvendosje. A është një propozim i bërë bashkë me ne? Çdo propozim që e bëjë unë pa marrëveshje, është vetëm propozim i yni. Nuk është edhe i palës tjetër. Si është propozim vetëm i yni, mund të jetë me librezë apo pa librezë, por i yni është”, tha Hamza./KohaDitore