Na ndiqni edhe në

Sport

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova arrin pozicionin më të lartë historik

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova arrin pozicionin


FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, ku Shqipëria ka shënuar një përmirësim të lehtë.

Kuqezinjtë janë ngjitur me një pozicion dhe tashmë renditen në vendin e 66-të në botë. Ngjitja vjen pas rezultateve të fundit të Kombëtares shqiptare, ndërsa në klasifikimin e ri kanë pësuar rënie Hondurasi dhe Kepi i Gjelbër.

Ndërkohë, një arritje historike është regjistruar për Kosovën. “Dardanët” janë ngjitur me dy pozicione dhe tashmë renditen në vendin e 76-të në botë.

Ky është pozicioni më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga Kosova në renditjen e FIFA-s, duke vendosur një tjetër rekord për përfaqësuesen kosovare.

Në krye të klasifikimit vijon të jetë Spanja, e cila ruan vendin e parë pas rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit. Kampionët e Evropës vazhdojnë të kryesojnë renditjen, duke mbajtur distancën nga ndjekësit në pjesën e sipërme të klasifikimit./K.C/dritare.net