
Sulm armësh në Tetove, një i vdekur dhe dy të plagosur
Dritare.net

Viktima është N.R, nga Kumanova dhe të plagosurit S.R dhe F.M, po ashtu nga Kumanova. F.M, për shkak të plagëve të marra mësohet së është në spital por në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka ndaluar menjëherë 2 persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri dhe atë B.R. nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe BDI-ja, duke u distancuar nga incidenti.
“Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot, sikurse edhe çdo ditë tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e saja të zakonshme. Përgënjeshtrojmë çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka pasur përleshje apo incident. Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim”, thuhet në reagimin e BDI-së./K.Ç/Dritare.net

















