
Spektakël në 45-minutat e para, Kombëtarja një hap më pranë ëndrrës!
E Mërkurë 19 Qershor 2024, 16:04
Dritare.net

Qazim Laçi ka kaluar në avantazh kuqezinjtë që në minutën e 10 të ndeshjes. Sfida ka nisur që në orën 15:00.
Të dyja skuadrat vijnë nga një humbje në ndeshjen e parë; Shqipëria humbi 2 me 1 ndaj Italisë kurse Kroacia u mund 3 me 0 nga Spanja.Sfida e sotme konsiderohet vendimtare për të dyja skuadrat, që kërkojnë patjetër fitore.
Sfidat e tjera të ditës së sotme janë ajo mes Gjermanisë dhe Hungarisë, ndërsa në mbrëmje do të jetë përballja mes Zvicrës dhe Skocisë./ M.K-dritare.net

















