Ski/ Lara Colturi bën mrekullinë, renditet e treta në garën e Slalomit në SHBA!
Dritare.net

Lara Colturi vazhdon të shkruajë historinë e skive shqiptare. Në Colorado, skiatorja 19 vjecare u rendit në vendin e tretë në garën e Slalomit me kohën 1 minutë 50 sekonda e 60 të qintat menjëherë pas amerikanes Mikaela Shiffrin dhe gjermanes Lena Duerr.
Në zbritjen e parë, Lara Colturi u rendit në vendin e katërt me 53.68 sekonda dhe më mirë se ajo bënë vetëm Mikaela Shiffrin që e fitoi me 52.94 sekonda e ndjekur nga Holdener dhe Liensberger në vendin e dytë dhe të tretë.
Ndërsa në zbritjen e dytë, Lara Colturi regjistroi kohën 56 sekonda e 92 të qintat dhe të dyja kohët e përllogaritura në total e vendosin 19 vjecaren në vendin e tretë me Lara Colturin që mori 60 pikë të tjera për klasifikimin e përgjithshëm ku skiatorja jonë vazhdon të jetë në vendin e dytë me 278 pikë.
Pas garës, skiatorja tha: Nuk ishte një garë e lehtë, për shkak dhe të një gabimi që bëra, por jam shumë e lumtur që u ngjita në podium. Tani më duhet të mendoj për garën e ardhshme dhe shpresoj të dal sa më mirë./dritare.net