Na ndiqni edhe në

Sport

Asllani humb shansin e artë!

Asllani humb shansin e artë!

Në minutën e 31-të Kombëtarja humbi shansin e artë me Asllanin, që pak metra larg Livakovic u ndal nga portieri kroat.

Gabimi i Modric në mesin e fushës u shfrytëzua nga Asani, që pasoi bukur për Asllanin, i cili i vetëm përballë portierit kroat gaboi shansin për të shënuar golin e dytë dhe të qetësisë.


Në minutën e 12-të të lojës Qazim Laçi ka kaluar në avantazh kuqezinjtë. Sfida ka nisur që në orën 15:00.

Të dyja skuadrat vijnë nga një humbje në ndeshjen e parë; Shqipëria humbi 2 me 1 ndaj Italisë kurse Kroacia u mund 3 me 0 nga Spanja.Sfida e sotme konsiderohet vendimtare për të dyja skuadrat, që kërkojnë patjetër fitore.

Sfidat e tjera të ditës së sotme janë ajo mes Gjermanisë dhe Hungarisë, ndërsa në mbrëmje do të jetë përballja mes Zvicrës dhe Skocisë./K.C/dritare.net