
Sot protesta e opozitës, ja sa forca policie do të jenë në terren!
E Shtunë 25 Maj 2019, 10:10
Dritare.net

Që prej ditësh së djeshme, policia ka filluar të marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, duke rrethuar institucionet, me gardhe metalike.
Mësohet se sot do të jenë të angazhuara 1500 forca policie, të cilat do të jenë në gatishmëri për garantimin e rendit dhe qetësisë publike.
Gjithashtu shtyllat janë lyer me graso, dhe janë vënë kamera me rezolucion të lartë regjistrimi, për sigurimin e pamjeve filmike dhe monitorimin e situatës.
Kujtojmë që protestat e opozitës kanë nisur që me 16 shkurt, kundër qeverisë për ndërtimin e një qeverie teknike e cila do t’i hapë rruhen zgjedhjeve të parakohshme./E.B-dritare.net

















