Na ndiqni edhe në

Arkiv

Socialistët në Francë: Mos të bëjmë primare si Edi Rama në Shqipëri

Socialistët në Francë: Mos të bëjmë primare si Edi
E majta franceze po bëhet gati për të zhvilluar zgjedhje brenda partisë. Socialistët do të duhet të vendosin se si do ta zgjedhin kandidatin apo kandidatët e tyre për garën presidenciale të vitit 2017.

Por kundështarët e presidentit Francois Hollande kanë shprehur shqetësimin se këto “primare” po organizohen vetëm për të legjitimuar atë dhe jo për të bërë një garë reale. Ish –ministrja e Kulturës, Aurélie Filippetti, thotë se socialistët francezë që mbështesin Hollande po kërkojnë të ndjekin modelin shqiptar.

Në një artikull në gazetën Le Parisien, ajo flet për rrezikun e “primareve alla shqiptare”, të organizuara vetëm për të religjitimuar Francois Hollande.

Ajo shprehet: “Ata ëndërrojnë primare alla shqiptare: një kandidat i vetëm, Francois Hollande dhe asnjë kandidat të spikatur”.

Partia Socialiste e Francës e ka shtyrë për në qershor vendimin nëse do të ketë një apo disa kandidatë. Sekretari i Parë dhe disa të afërm të presidentit të vendit janë shprehur pro kandidaturës së vetme të Franois Hollande.

Por sipas ish –ministres Filippetti, në këtë mënyrë socialistët po mbysin garën brenda partisë, akuza këto të njëjta të bëra në Shqipëri nga deputeti Ben Blushi dhe disa deputetë të tjerë kundër Edi Ramës, pasi ai vendosi të mos lejojë garën për kreun e partisë.

Kërkesës për të zhvilluar garë për kreun, Rama iu kundërpërgjigj me referendumin e së shtunës, për të legjitimuar qëndrimin e tij në krye të PS –së.t

Sipas asaj që deklaron Filippetti, kjo mënyrë e të bërit zgjedhje në Partinë Socialiste të Shqipërisë, do të mbahet mend si një fenomen politik. Filippetti ka qenë anëtare e kabinetit qeveritar francez deri në vitin 2014. Ajo është ish –bashkëshortja e ekonomistit të njohur francez, Thomas Piketty. Ajo e ka kritikuar vazhdimisht presidentin Hollande edhe për politikat qeverisëse, duke thënë se qeveria franceze nuk është më e së majtës. /Lapsi.al