Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Skandal me blerjet online. Ja kur paguan taksa!

Skandal me blerjet online. Ja kur paguan taksa!
Nëse do të bësh një blerje online mbi 6000 lekë do të duhet të paguash edhe 22.4% më shumë taksa (TVSH plus taksë doganore). Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave është vendosur tashmë që kufiri i pataksueshëm për blerjet online të ulet nga 150 euro në 45 euro. Më parë ishte planifikuar që ky kufi të ulej në 22 euro, që u rrit me pas në 45 euro, aq sa sipas financave është dhe kufiri i lejuar i vendeve të Bashkimit Europian.

Ky veprim, sipas financave, bëhet për të shmangur në këtë mënyrë konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import.

Në mes të vitit 2014, qeveria kishte vendosur që të gjithë ata që blejnë online dhe u vjen produkti me postë nga jashtë vendit, do të paguajnë taksë në rast se vlera e mallit do të kalojë 20 mijë lekë dhe jo 10 mijë lekë, siç ishte më parë.

Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore). Kjo nënkupton se për të gjitha blerjet mbi 45 euro, individët duhet të llogarisin që çmimet do të jenë 22.4% më të shtrenjta.

Ndonëse vitet e fundit ka pasur rritje të ndjeshme të blerjeve online, burime nga kompanitë postare pohojnë se së fundi është vënë re një frenim i tyre për shkak të krizës së konsumit.

Sipas të dhënave të INSTAT, dërgesat e pranuara (kolipostat) e ardhura në Shqipëri në tremujorin e tretë të vitit 2015 (periudhë kur blerjen online arrijnë zakonisht kulmin) kanë rënë me rreth 60 % në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në këtë tremujor, në Shqipëri kanë ardhur 9 mijë copë, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ato kanë qenë 17 mijë copë./monitor.al