Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si të përgatisni një trahana të shijshme, në këto ditë të ftohta dimri!

Si të përgatisni një trahana të shijshme, në këto
Në këto ditë të ftohta dimri, trahanaja është ushqimi që konsumohet më shumë. Një ushqim që të mban lehtë dhe shumë i shijshëm. Për gatimin e trahanasë ka shumë mënyra, por dritare.net ka sjellë për ju një recetë speciale përgatitjeje.

Përbërësit për 4-5 persona:

  • Rreth 1 litër ujë
  • 5-6 lugë të plota trahana
  • 2 lugë gjalpë
  • Pak vaj ulliri
  • Djathë të bardhë të thërmuar
  • Pak bukë të thërrmuar

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe shkrijmë gjalpin dhe shtojmë pak vaj ulliri. Hedhim trahananë dhe e përziejmë për 3-4 minuta. Fillojmë shtojmë ujin gradualisht, në mënyrë që të mos krijohen kokrriza dhe trahanaja të shkrijë e të bëhet në formë kremoze. Coptojmë bukën dhe e shtojmë në tenxhere pasi ta kemi hequr nga zjarri. Hedhim djathin e thërrmuar nëpër pjata dhe pak vaj ulliri. Konsumohet e ngrohtë. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net