
Si mund të bëheni njerëz të suksesshëm? Ja disa këshilla!
Dritare.net

Objektivat ditore
Nëse dita nis pa një plan, e sigurt që do të përfundojë pa asnjë rezultat. Kështu, hartoni një listë se kush janë detyrat që duhet të përmbushni gjatë ditës.
Vendosni veten tuaj të parin në listë
Ju nuk mund të zgjidhni problemin e urisë në botë, apo të bëheni drejtor i kompanive të rëndësishme, nëse si fillim nuk i kushtoni rëndësi vetes. Planifikoni kohë për veten, për pasionet, udhëtime apo ndonjë ditë pushimi.
Jini gjithmonë kurioz
Asnjëherë nuk duhet të ndalni kuriozitetin tuaj për çështje të ndryshme. Kështu çdo ditë mund të mësoni një gjë të re.
Lexoni shumë
Për çdo ditë duhet të lexoni për fusha të ndryshme. Duhet të jeni të informuar gjithmonë për lajmet e reja. Kështu do të zhvilloni biseda inteligjente dhe do të keni ide të reja.
Besoni në vete
Shikoni anët pozitive të karakterit tuaj. Mos kini frikë. Ata që besojnë, ja dalin gjithmonë. Ky është përkufizimi i suksesit, të besosh në fuqitë tuaja./L.F-dritare.net

















