Nga Haki Morina
Në vitin 2010, me rekomandimin e disa miqëve udhëtova për në Vlorë, për t'i bërë pushimet në Zvërnec. Vajza ime vunte nga një sëmundje e frymërrjes, dhe Zvërneci ishte vendi ideal për tu shëruar, për shkak të "shëllirës" që lironin pishat e shumta në atë vend.
Flija në Vlorë dhe udhëtoja çdo ditë për në plazhin e Zvërnecit. Më pëlqente ky udhëtim sepse kalonte nëpër një rrugë të mbuluar me hije të pishave. Pylli ishte shumë i bukur, por i mbuluar deri në fyt me mbeturina. Kishte aq shumë mbeturina sa nuk kishe shans të kaloje me këmbë mes pyellit.
Në atë kohë, plazhi me zhavor të trashë kishte dy baraka, ujë të pastër, pak vizitorë dhe pamje mahnitëse përballë.
Pyetja e parë që më erdhi në mendje ishte se pse ishte investuar tek "Uji i ftoftë", pjesa jugore e bregdetit vlonjat, e jo në këtë vend kaq të bukur, por nuk mora përgjigje.
Ditët pa diell i shfrytëzova për ta vizituar ishullin përballë, ku gjendej një manastir dhe varri i Marigo Posijos, Kuz Babanë, Qafën e Llogarasë, etj. Shfrytëzova rastin që të lëviz edhe përtej plazhit të Zvërnecit deri në një pikë ku pata frikë të vazhdoja sepse makina do të zhytej në llucë (lloq) për shkak të cektinës së madhe. Aty ishte vendi ku vinin flamingot. Por ky vend ishte disa kilometra larg plazhit.
Shtrohet pyetja, çfarë i pengon flamingot të vijnë aty në rast të ndërtimit të një resorti luksoz disa kilometra larg?!
O miqtë e mij! Prej që ka ardhur Edi Rama në pushtet, propaganda kundër turizmit shqiptar nuk është ndalur. Janë provuar njëmijë e njëqind mënyra për ta penguar. Edhe pse deri diku ia kanë arritur qëllimit, prapseprap, nuk kanë arritur ta realizojnë tërësisht këtë qëllim antishqiptar. Nuk kanë arritur, sepse zhvillimi i turizmit ishte proces i pandalshëm, që mund ta pengoje por jo ta stopoje potësisht, siç u munduan ta bëjnë opozita në Shqipëri me ndihmen dhe përkrahjen e shteteve fqinje.
Nuk them që kundërshtarët e Ramës bënë marrëveshhe të planifikuar me armiqtë e Shqipërisë, por them se interesat e tyre u përputhën dhe vazhdojnë të përputhen.
Dhe pasi u munduan vite me radhë t'i largojnë turistët me "plazhet bosh", me peshkaqenë e shumë trillime të tjera, me të cilat turmat pa tru mashtrohen lehtë, këtë vit i zgjodhën flamingot dhe " shitjen" e tokave (shitjen e Shqipërisë), si arsye për ta penguar turizmin dhe të mirat që ky turizëm ia sjell ekonomisë dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit./dritare.net