Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Si do jetë moti sot!

Si do jetë moti sot!


Për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Motiparashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Era me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Temperaturat do të arrijnë deri në 23 gradë celsius.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.