Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Armët shqiptare që përdoren sot në luftë!

Armët shqiptare që përdoren sot në luftë!

Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë është një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare e ndarë në 5 pavijone të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknologjive bashkëkohore objekte ushtarake, mjete luftarake, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme. Në këtë muze gjejmë edhe shumë armatime, që përdoren ende sot, siç është mitralozi Maksim, një nga armët kryesore në luftën e Ukrainës me Rusinë.

Armët shqiptare që përdoren sot në luftë!

Shef i sektorit të koleksioneve të Muzeut të FA-së, Edmond Çollaku tregon për gazetaren Lorena Fjolla, në një emision kushtuar muzeut, armatimet që përdoren ende sot nga ushtritë në botë.


“Në këtë muzë ka edhe armatime që përdoren ende sot. Në këtë ekspozitor janë disa armë që ne i quajmë trofe sepse i janë marrë ushtrisë gjermane dhe italiane. Do veçoja mitralozin MG42, i cili ka qenë një nga armët më efektive të Luftës së Dytë Botërore dhe në Gjermani është ende në përdorim me disa ndryshime të vogla. Dy armë të tjera janë edhe pushka K98, e prodhimit gjerman, që është shumë efektive, apo edhe automatiku klasik i ushtrisë gjermane MP40. Ndërsa automatiku MP44 i cili duket si kallashnikovi, është prodhuar në numër të kufizuar në fund të Luftës së Dytë Botërore. Mitralozi Maksim, i prodhuar në rusi në 1910-ën. Ky mitraloz ka qenë një nga armët kryesore të ushtrisë rusë në L2B, por përdoret edhe sot në luftën e Ukrainës. Është me sistemin e ftohjes me ujë, që ndihmon për ftohjen e grykës së zjarrit që mos dëmtohet mitralozi.”, thotë zoti Çollaku në DritareTV./K.C/dritare.net