Po punove s’ke pse ankohesh! Flet e moshuara në Nepravishtë!
Dritare.net
Dimër e verë, Nepravishtë është plot. Kështu thonë Gëzimi dhe Landa Shyti, dy banorë të fshatit që i shërbejnë turistëve në fermën që kanë ngritur. Aty prodhojnë gjithçka, nga bulmeti tek fruta e perime dhe më pas ia shërbejnë turistëve nga e gjithë bota.
“Gjithë familja ime punon këtu, nga mëngjesi deri në darkë. Kemi dhe bagëti, lopë, dele, puna dhe gjithë ditën merremi me to. Ditën e nis në orën 06:00, merrem me bagëtitë, pastaj vij në shtëpi dhe i servir mëngjesin turistëve. Zakonisht i gatuaj, qollopite me kos dhe vezë, vezë të skuqura, qumësht, çaj apo dhe lëng kumbulle. Një mëngjes tradicional. Shpesh i ftoj dhe turistët të gatuajnë vetë, kënaqen, duan të rijnë këtu me ne.
Kemi pasur shumë turistë, nga Italia, Gjermania etj.
Shkak i gjuhës, me ta komunikojnë nusja dhe mbesa ndërsa unë merrem me shërbimin. Të gjithë jemi të punësuar këtu. Prodhojmë të gjithë perimet, frutat, toka është mjaft e mirë dhe nxjerr shumë fryte.
Ia vlen mundi që kemi. Kënaqemi të gjithë që i shërbejmë turistëve. Nuk e kemi menduar kurrë emigrimin”, tregon zonja Shyti për gazetaren Lorena Fjolla në Dritare TV./M.K-dritare.net