Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Video/ Tea dhe Bearti dalin hapur së bashku!

Video/ Tea dhe Bearti dalin hapur së bashku!

Ditën e djeshme, lidhja e fshehtë e Beartit dhe Teas tronditi portalet dhe Instagramin. Bearti dhe Andi kanë folur të dy për këtë çështje ndërsa Tea vazhdon të mos japë asnjë koment. Andi ka treguar në rrjetet sociale se e ka mbajtur gojën mbyllur për shkak të kontratës që kishte me emisionin, si dhe që e kanë detyruar të dilte çift me Tean nga programi. Ndërsa Bearti është shprehur se Tea nuk ka asnjë faj në këtë mes dhe se ata janë të dy shumë të dashurur. Bearti ka pasur më parë përballje me autoren e programit, Olsa Muhametin. Ai u largua nga Përputhen dhe tregoi se autorja mundohej t’i nxiste personazhet e Përputhen të bëjnë debate dhe skandale. Ai dhe Tea tashmë e kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe po dalin hapur me njëri-tjetrin. Një video e tyre duke dalë së bashku nga një lokal po qarkullon në rrjet. Duket se çifti i ri nuk dëshiron më të fshihet. /SF-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare.net (@dritare_net)