
Sara Hoxha vajzë pa komplekse/ Tregon ndryshimet në trupin e saj gjatë shtatzënisë!
Dritare.net
Sara Hoxha dhe Ledri Vula së shpejti do të bëhen prindër të një vajze. Ledri ka zgjedhur të vazhdojë me koncertet e tij në jug të vendit, ndërsa Sara po shijon pushimet pranë detit.
Së fundmi Sara ka ndarë shumë foto me ndjekësit, ku ka shfaqur edhe barkun e rrumbullakosur.
Por postimi i saj në Instastory është komplet ndryshe këtë herë. Sara si një vajzë pa komplekse ka shfaqur ndryshimet që ka pësuar trupi i saj gjatë shtatzënisë.
Ajo ka postuar një foto ku dallohen qartazi strijat në këmbën e saj, por mesa duket Sara nuk e ka problem.
Ky veprim i Sarës duhet vlerësuar, pasi shumë pak vajza guxojnë të shfaqin në rrjete sociale të "metat" e tyre fizike.
Sara e ka mjaft të qartë se shtatzënia është një periudhë kohore tepër e bukur dhe se ndryshimet në fizik nuk duhet të ndikojnë tek ajo./R.P/dritare.net

















