Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Puthje për lojë apo ndjenja të vërteta? Gjesti dhe Egli reagojnë pas ironisë së Anaid Kalotit

Puthje për lojë apo ndjenja të vërteta? Gjesti dhe Egli

Pas një postimi plot ironi dhe aludime nga ish-banori i “Big Brother Albania”, Anaid Kaloti, ku ai ngriti dyshime mbi sinqeritetin e marrëdhënies mes Gjestit dhe Eglit, nuk kanë munguar reagimet nga dy protagonistët kryesorë të kësaj historie.

Kaloti hodhi dyshime se zemra e Gjestit kishte rrahur për dikë tjetër menjëherë pas daljes nga “Big Brother VIP Albania” dhe se puthjet publike me Eglin ishin thjesht një lojë për vëmendje. Ai publikoi një fabul të gjatë në rrjete sociale, ku përshkruante një takim të dyshes në një hotel luksoz, duke nënkuptuar se lidhja mes tyre ishte e fabrikuar për publikun, dhe se Gjesti, në fakt, kishte ndjenja për dikë tjetër.

Në përgjigje të kësaj deklarate, Egli zgjodhi një mënyrë më të tërthortë për të reaguar. Në një Instastory, ajo postoi një foto me tekstin:

“Një mbretëreshë kurrë nuk zbret nga froni për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë.”

Ky reagim u interpretua nga ndjekësit si një përgjigje e qartë, por dinjitoze ndaj akuzave të Kalotit.

Ndërsa Gjesti ishte më i drejtpërdrejtë. Ai postoi një video në rrjetet sociale, ku iu drejtua Anaid Kalotit me tone të forta, duke thënë:

“E ke zemrën e prishur,” – duke lënë të kuptohet se për të, gjithë deklarata e Kalotit ishte një shpërthim i motivuar nga negativiteti personal.


Këto reagime vijnë në një kohë kur marrëdhënia e Gjestit dhe Eglit është nën lupën e publikut, dhe postimi i Kalotit ka rikthyer vëmendjen mbi dyshen e njohur nga reality show më i ndjekur në Shqipëri. A është e gjitha një lojë për famë apo ndjenjat mes tyre janë të vërteta? Kjo mbetet për t’u parë./K.C/dritare.net