
Plas xhelozia në Për'puthen/Lediana-Mevlanit: Nëse i bën këngë Antonelës, unë largohem!
Dritare.net
Ditën e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi konkurrentes së re, Antonelës me Mevlanin. Ndërsa takimi duket se ka shkuar mjaft mirë, ajo që nuk e ka kontrolluar dot xhelozinë ka qenë Lediana. Të dyja vajzat kanë debatuar me tone të larta duke u ngritur në këmbë,teksa Lediana ia ka bërë të qartë Mevlanit se nëse i këndon këngë Antonelës, ajo largohet nga emisioni.
Lediana: Pse e përmend Ledianën në takimin tënd?
Antonela: Qetsohu moj se na hëngre.
Lediana: Pse e përmend emrin tim?
Mevlani: Se të kam në zemër.
Lediana: Po tallesh tani? Të marr karrigen tani se nuk di c’të bëj nga nervat?
Antonela: Po hë njëherë ta shohim.
Lediana: S’po flas me ty. Ti i dhuron mikrofon të të bëjë një këngë. Po nuk e ndjen ai dhe nuk ke për ta zënë kurrë vendin tim.
Antonela: Pse ca kam unë? Çfarë të dukem unë? Ja hajde të shohim. Hajde Mevlan.
Lediana: Unë kam pas pëlqim ndaj teje. Vendos Mevlan.
Antonela: Avash se po ma tremb.
Lediana: A ka mundësi ta mbyllësh një sekondë. Ti e bën me zor. I jep mikrofon dhe i thua të të këndoj dy vargje.
Antonela: Pse je xheloze?
Lediana: Se erdhe të na ndash. Nëse ti i bën këngë kësaj, unë e lë fare emisionin./M.M-dritare.net

















