
Migena Gjata, motra e Elvana Gjatës, arrin një sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani
Dritare.net
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata është rikthyer në rrjetet sociale, por këtë herë për të treguar me plot krenari suksesin e motrës së saj në muzikë. Migena Gjata, vajza e madhe e familjes Gjata, ka shënuar një super sukses në karrierën e saj muzikore, ajo ka hapur shkollën e saj të kantos në Gjermani.
Si fillim lajmin e bëri të ditur këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila ka një raport mjaft të mirë me Elvanën dhe Migenën. Ndërsa më vonë erdhi edhe një urim special nga Elvana për të motrën.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe krenare që sapo plotësove një nga ëndrrat e tua më të vjetra. Shkolla jote e këndimit! Në Dusseldorf. Këngëtarët e rinj do të jenë me fat të punojnë me ty, unë isha!”, ka shkruar Elvana krahas fotove me motrën e saj.
Migena është një nga të paktat soprano shqiptare që ka zhvilluar një karrierë të suksesshme jashtë vendit. Rrugëtimin e saj në muzikë e nisi që në moshën 13 vjeçare, ku filloi të merrte mësimet e para në muzikë. Që prej vitit 2010 e deri më sot ajo ka performuar në teatro pjesë nga: Strauss, Mozart, Haydn dhe shumë të tjerë. Ka luajtur role të rëndësishme në një sërë operash dhe ka performuar krahas orkestrës prestigjioze të Vestfalisë në televizionin gjerman WDR4.
Që në moshë të re ajo ka tërhequr vëmendjen e kritikëve me talentin e jashtëzakonshëm dhe Gjermania është vendi ku ajo ka zhvilluar karrierën e saj dhe është një nga personazhet më të vlerësuar atje. Pra mesa duket muzika rrjedh në gjak tek vajzat e familjes Gjata./R.P/dritare.net

















