
Këta janë 10 VIP-at shqiptarë më të ndjekur në instagram!
Dritare.net
Artistët shqiptarë janë mjaft të ndjekur në platforma sociale dhe Instagrami është ai që dominon.
Listës së 10 artistëve më të ndjekur i prin këngëtarja, Dhurata Dora, me mbi 2.4 milionë ndjekës. Këngëtarja është mjaft aktive sa i përket rrjeteve sociale ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga pushimet e aktivitet ditore që bën.
E dyta është Enca Haxhia me mbi 2.3 milionë ndjekës,. Enca është njëra ndër artistet më aktive në rrjete sociale, ku shpeshherë provokon ndjekësit me fotografitë e saj.
Kësaj liste i bashkohet edhe këngëtarja Kida, e cila kohëve të fundit është mjaft aktive me projekte muzikore dhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka paralajmëruar një bashkëpunim me Ledri Vulën pas suksesit që kishte kënga e kaluar në bashkëpunim me këtë të fundit dhe Butrint Imerin. Kida numëron mbi 1.8 milionë ndjekës në “Instagram”.
Ndërsa, nga artistët shqiptar më i ndjekuri në rrjetin social “Instagram”, është reperi Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy”, i cili numëron mbi 1.8 milionë ndjekës .
Në listën e 10-të artistëve më të ndjekur, janë edhe këngëtaret Xhensila Myrtezaj e Dafina Zeqiri. Artistet numërojnë mbi 1.7 milionë ndjekës në këtë rrjet social.
Kësaj liste i bashkohen edhe tre artistët, Ledri Vula, Elvana Gjata dhe Gramoz Aliu apo siç njihet me nofkën “Mozzik”. Që të tre numërojnë mbi 1.6 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”.
Pason listën këngëtarja Doruntina Shala e njohur me emrin artistik si “Tayna” e cila ka humbur afro 100 mijë ndjekës nga ky rrjet social. Nga mbi 1.6 milion që e ndiqnin vitin e kaluar tashmë atë e ndjekin mbi 1.5 milion.
Në këtë listë mungojnë artistët të cilët në platformën “Youtube” numërojnë mbi dhjetëra miliona klikime si, Era Istrefi, Capital T, Adrian Bujupi, Genta Ismajli, Butrint Imeri, Majk, Don Xhoni, e të tjerë.
Gjithashtu nuk janë të përfshirë artistët shqiptare të cilat nuk këndojnë në gjuhën shqipe si, Dua Lipa e cila numëron mbi 80 milionë ndjekës, Rita Ora mbi 16 milionë ndjekës, Bebe Rexha mbi 10-të milion ndjekës, Loredana Zefi mbi 3 milionë ndjekës e Ava Max me mbi 2.6 milionë ndjekës./M.K/dritare.net

















