
Pas disa javësh heshtjeje dhe mungese në skenën muzikore, Gjesti ka vendosur të shpjegojë arsyen e tërheqjes së tij. Në një mesazh për ndjekësit, ai tregoi se është detyruar të largohet përkohësisht nga projektet muzikore për shkak të një problemi personal.
“Edi, jam zhdukur këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte, as me asgjë tjetër, por besoj se shumë shpejt ky problem do të zgjidhet dhe unë do të jem përsëri pranë jush, si gjithmonë,” – shkroi reperi.
Ai shtoi se po përballet me një padrejtësi që e pengon të ecë përpara, por preferon të mos japë detaje deri sa situata të zgjidhet.
“Janë disa gjëra që nuk ia vlen t’i ndaj në media… deri sa të përfundojë një padrejtësi që më është bërë, nuk mund të jem aktiv,” – theksoi ai.
Megjithëse nuk dha një datë të saktë për rikthimin, reperi la të kuptohet se momenti për t’u rikthyer pranë publikut nuk është larg.

















