Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Amara feston 6-vjetorin/ Aulona Musta e uron të bijën me fjalë zemre

Amara feston 6-vjetorin/ Aulona Musta e uron të bijën me fjalë

Amara, vajza e gazetares, Aulona Musta feston sot ditëlindjen. Nuk mund të mungonte urimi i mami Aulonës, për Amarën në këtë ditë të veçantë.

Amara feston 6-vjetorin/ Aulona Musta e uron të bijën me fjalë

Gazetarja zgjedh fjalët më të bukura për t’i uruar 6-vjetorin të bijës. Ndërsa poston disa foto bashkë me burrin Tomin dhe Amarën, Aulona shkruan:

“Gjithmone me ty, gati per te te dhuruar boten, jo vetem ne diten tende te lindjes, por ne cdo moment qe ti do te kesh nevoje per ne. Keto 6 vite jemi munduar te jemi prinder sa me te mire per ty. Ndersa ti per ne ke qene ne cdo moment femija me i mrekullueshem dhe i jashtezakonshem qe nje prind mund te donte. Ti je e gjitha magji! Ti me ben krenare ne gjithcka ben, e thua. Je thesari me i cmuar i kesaj bote.

Cdo nate Zotit i lutem te te jape shendet dhe jete. Te tjerat do perpiqemi te t’i japim ne, ne te njejten kohe duke te te mesuar rrugen se si, kur te rritesh gjerat t’i fitosh vet: duke u bere e zonja e vetes, njeri me zemren e madhe dhe mendjen e bukur. Do te te mesojme te duash dhe respektosh veten shume, sepse vetem keshtu do arrish te duash te tjeret rreth teje.

Do jemi gjithmone aty me ty, per ty, jo vetem kur te na besh krenare, e lumturosh por edhe kur te gabosh, apo te besh zgjedhje per te cilat mund te mos jemi dakord, sepse te gjitha keto jane pjese e rritjes. Dhe ne duam qe ti te rritesh nje femije i lumtur, duke ditur qe mami dhe babi do jene gjithmone streha me e sigurt dhe e dashur ne bote per ty. Miqte e tu me te ngushte. Vendi ku gjithmone do gjesh qetesi dhe zgjidhje per cdo problem. Fjala dashuri eshte asgje perpara asaj qe ndjejme per ty.”

Amara feston 6-vjetorin/ Aulona Musta e uron të bijën me fjalë

Gëzuar ditëlindjen Amara!/K.C/dritare.net

Amara feston 6-vjetorin/ Aulona Musta e uron të bijën me fjalë