Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria e zvogëluar nën dominimin e meshkujve

Shqipëria e zvogëluar nën dominimin e meshkujve
Ulet numri i popullsisë në Shqipëri. Ulja e lindjeve dhe emigrimi, ka bërë që Shqipëria në fillim të këtij viti të ketë 6276 banorë më pak se vitin e kaluar. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2016 është 2.886.026 banorë duke pësuar një rënie prej 6.276 banorësh, krahasuar me atë të 1 janarit 2015. Nga kjo popullsi, 1.461.326 janë meshkuj dhe 1.424.700 janë femra.

Raporti gjinor i popullsisë së Shqipërisë është 102,6 meshkuj për çdo 100 femra. Mosha mesatare e popullsisë është 34.7 vjeç. Por kush ka ndikuar në uljen e popullsisë këtë vit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2015 numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë 33.221, nga të cilët 17.365 ishin meshkuj dhe 15.856 ishin femra.