Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë!

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja

Hamit Ibro, 69 vjeç është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.


Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet nën rrënojat e godinës. Ai rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit.


Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së mërkurës, ku rreth orës 14:00, apartamenti i 69-vjeçarit u përfshi nga flakët - paraprakisht dyshohet si pasojë e bombolës së gazit.