
Shkrimi paralajmërues më 9 qershor: Adriatik Llalla ka blerë shtëpi dhe po përpiqet të largohet në Gjermani, ka dërguar gruan dhe fëmijët
Dritare.net

Por, një portal periferik, Pamfleti.com, ka botuar një shkrim që më 9 qershor, që bënte me dije se Adriatik Llalla ka dërguar gruan dhe fëmijët në Gjermani.
Sipas tij, Llalla e ka blerë këtë shtëpi dhe pas reformës në drejtësi, do të jetojë në këtë vend.
Më poshtë shkrimi i plotë i këtij portali, botuar që më 9 qershor: Prokurori i Përgjithshëm po mendon shumë për të ardhmen e tij dhe të familjes së tij, tashmë që e ka kaluar cakun ligjor në vendimet e tij në emër të Prokurorisë duke hyrë në ujërat e trazuara të politikës. Dhe Tik Llalla e di mirë se kujt i shërben, vetëm Sali Berishës dhe Ilir Metës, dy mirëbërësve të tij potencialë që atë një “copë dru” që mezi përfundoi shkollën e mesme, e ngritën në këto nivele të papara që jo vetëm gramshiotët nuk do ta besonin kurrë por dhe as ai vetë nuk e kishte parë as në ëndërr. Burime të besueshme afër Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla na bëjnë me dije se ai ka blerë një shtëpi në Gjermani, megjithëse nuk bëhet e ditur vendndodhja apo paratë e shpenzuara për të bërë një investim të tillë në një vend shumë të shtrenjtë dhe me standard të lartë jetese si Gjermania. Saktësohet se shtëpia është në një bllok ndërtesash shumë të përshtatshme për familjen e Adriatik Llallës, duke pasur parasysh se kanë dhe shkollën afër dhe ndërkohë që është një vend i qetë, ku me sa duket ai ka vendosur ta shtyjë vitet e tjera të jetës që nuk janë pak në këtë zonë gjermane, pranë dhe një liqeni të vogël dhe për të dhe të Kontrollit të Pasurive të Zyrtarëve dhe më pas si Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, ku tarifa për një emërim, transferim apo dhe për një mbyllje syri për një çështje të caktuar është shumë shumë e lartë dhe që as kryeprokurori gjerman nuk e ëndërron një gjë të tillë për ta pasur ndonjëherë në jetë. Mësohet se familja e kryeprokurorit Adriatik Llalla është nisur për në Gjermani, ku bashkëshortja me dy vajzat pritet të mbërrijnë në këtë vend, për të hyrë në shtëpinë e re të blerë kohë më parë.
Dy vajzat e kryeprokurorit Llalla bëhet e ditur se janë sistemuar dhe regjistruar në shkollat e qytetit gjerman ku është akomoduar familja e tij, ndërsa po përgatiten për kurse intensive për gjuhën gjermane, që të jenë në një stad të barabartë me bashkënxënësit gjermanë të ciklit të ulët dhe të mesëm ku është dhe vajza e tij e madhe.
Nga ana tjetër mësohet se një favor për familjen Llalla është dhe lindja e pritshme e një fëmijë tjetër, një gëzim i pritshëm për familjen Llalla, duke qënë se ky fëmijë do të jetë me letra tërësisht gjermane. Ende mbetet mister se kur të largohet nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i cili është vënë tërësisht në shërbim të politikës, sidomos me rastin e “përgjimeve” ku me kërkesë të tij është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Nga ana tjetër, mandati i Llallës skadon menjëherë pas miratimit të reformës në drejtësi, të cilën Rama, dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve ka vendosur që ta hedhë në seancë për votim duke vënë në provë integritetin e të gjithë deputetëve shqiptarë, pavarësisht se Berisha dhe Basha kanë kundërshtuar dhe po bëjnë presion jo vetëm te deputetët e PD por dhe të aleatët e saj në opozitë që të mos e votojnë reformën në drejtësi dhe draftin e miratuar dhe nga SHBA e BE. Mbetet mister nëse Llalla do të largohet nga posti me dorëheqje, për t’u larguar drejt Gjermanisë ku ka dhe familjen apo do të presë miratimin e Reformës në Drejtësi që automatikisht sjell shkarkimin e tij, për t’i shërbyer deri në fund politikisht Berishës dhe Metës që e nxorën nga hiçi dhe e bënë njeri.
Ndërsa largimi drejt Gjermanisë i Llallës është i sigurtë, koha ende mbetet mister, duke shënuar në këtë mënyrë dhe një tjetër zyrtar të lartë që largohet nga vendi pa dhënë llogari për zullumet e tij, sado të vogla qofshin ato, por që kanë krijuar kosto për qytetarët shqiptarë.

















