Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit te TEG-u

Dy viktima nga aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ndërron jetë edhe punëtori i dytë

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur në rrethrrotullimin e TEG-ut. Pas personit që humbi jetën në vendngjarje, ka ndërruar jetë në spital edhe personi i dytë që udhëtonte në autobetonieren e përfshirë në aksident.

Sipas burimeve nga policia, dy viktimat ishin shtetas të huaj, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri me kontrata pune.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i automjetit Audi, Roland Nuri, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim./K.C/dritare.net