
Shkëlzeni fejohet me Arminën, ja si janë veshur ish-kryeministri dhe zonja e tij!
E Diel 14 Tetor 2018, 15:03
Dritare.net

Thashethemet u përhapën me shpejtësi këtë javë në mediat rozë e madje Alketa Vejsiu, si organizatore e eventit, postoi edhe një foto të dekorit.
“Sot në fejesën zyrtare të një prej çifteve me të përfolur në media…”, shkruan ajo në foton e postuar në Instagram, teksa vjeshta ishte tema e zgjedhur nga çifti për ceremoninë. Në fotot e siguruara nga “Gazeta Shqiptare”, shihet pikërisht ish-kryeministri i vendit Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij teksa po shkojnë në ceremoni.
Krah për krah me bashkëshortin, Zonja Berisha meriton komplimente të veçanta për veshjen e saj plot sharm dhe stil.
Kurioz jemi të shohim edhe veshjen që ka zgjedhur Armina, në këtë ditë të veçantë për të, si edhe ftuarit e tjerë në ceremoni./gazeta shqiptare

















