Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shitja e “Telekom Albania” Serbisë, Rama: Pse e refuzuam!

Shitja e “Telekom Albania” Serbisë, Rama: Pse e refuzuam!
Mes shumë të tjerash, në konferencën e sotme për medie, kryeministri Rama ka folur edhe për blerjen e ‘Telekom Albania’,  nga ‘Telekom Serbia’.

Kryeministri u shpreh se, bizneset serbe janë të  mirëpritura në vendin tonë, por jo në këtë sektor.

 “Qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private, që ka një strategji tërheqje nga tregjet e vogla dhe po bën shitje në Shqipëri me kompani që do të shesë biznesin. Qeverisë shqiptare i kërkohet një mendim dhe qëndrimi i qeverisë shqiptare është i qartë: Bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë.”,- tha kryeministri./K.C/dritare.net