Sherr me dyer të mbyllura mes PD dhe LSI për demonstratën
Dritare.net
Kryemadhi: Shoku, e ngatërron me Shën Valentinin më duket. Është pas tre javësh.
Mehdiu: Do bie unë, ca çuna nga Fieri, të paparë. Njëri prej tyre ka bërë një vrasje...
Kryemadhi: Boll o shoku se mbete duke treguar trimëritë e të tjerëve. Ti ke bërë ndonjë tënden. Se mbete duke treguar këtë sa herë që mblidhemi.
Dule: Edhe unë dua të bie ca palikari, përshembull si mendoni edhe për Nerënx Portokalis?
Shehi: Tani që mos të bëjmë sherre kot se nuk ia kena as ngenë e as moshën, unë me tironsit e mi do dalim për protestë, por për sherr nuk na keni. Se e dini si o bo kjo punë? Nuk gjuhet balta me baltë or çuna.
Basha: Dakort, po për fjalimet si do ja bëjmë. Unë them t'ia nis unë?
Shehi: Nigjo k'tu or çun, nuk jam kundra. Vetëm se e ke probabilitetin e nolt që me tu ngjir zoni. Dhe me të bo vaki kjo, do hikin njerëzit pa fillu mirë ahengu. Se kush rri në dasëm kur këngtarët vijnë të ngjirur? Prandej lenia ndonjonit që e ka zanat sherrin.
Kryemadhi: Zoti Shehi, ne jemi parti e integrimit dhe paqes.
Shehi: Leni mi kto, mos m'i trego mu.
Basha: Dakort. Pa debate. Kjo punë ka marrë për mbarë. Mendoj se pas kësaj demonstrate qeveria e hashashit i ka ditët e numëruara.
Na shpëtoi Rama se ka ikur në Davos, që ta tërhiqnim zvarrë, por me siguri në demonstratën e ardhshme në vitin 2019, nuk do të gjejë vrimë të futet./dritare.net