Femër gaforrja? Ja përkujdes i duhur për të shkëlqyer gjithmonë!
Dritare.net
Veshjet, ngjyrat, makijazhi... Ja si te dukeni sa me mire nëse jeni një femër e shenjës astrologjike te gaforres.
Stili qe ju përshtatet me shume
Ju gaforreve ju përshiten mjaft veshjet klasike dhe chic, ndërkohë qe ngjyrat qe duhet te mbani me tepër janë: e zeza, e bardha, gri perle, te gjitha nuancat e bezhës dhe ato pastel. Xhinset kombinojini me bluza te lirshme ose te punuara. Gjithmonë duhet te jeni elegante, por edhe te ndiheni rehat. Fustanet e gjere për ne mbrëmje janë idealet dhe me te përshtatshmit për ju femrat gaforre. Te gjate, te shkurtër, apo te holle, kombinojini ata me mini çanta dhe taka te larta. Për ne jetën e përditshme zgjidhni çizmet dhe çantat e kashtës. Çfarë bizhuterish? Ato duhet te jene gjithmonë delikate, te veçanta dhe jo te zakonshme.
Makijazhi
Nëse doni te shkëlqeni ju gaforret duhet te përdorni çdo jave maska rigjeneruese dhe antioksiduese. Ato do nxitin rigjenerimin e qelizave si dhe funksionet jetësore te lëkurës. Tek sytë përdorni ronet ngjyre argjendi apo nuancat e tokës. Mos harroni te vendosni as penel dhe rimel te zi për me shume intensitet sysh. Tek mollëzat vendosni rruzhe roze ndërsa tek buzët zgjidhni buzëkuq ngjyre bronzi. Ne raste festash mund te guxoni edhe për xixa tek sytë ose për një rimel metalik.
Parfumi
Femrave te shenjës se gaforres ju përshtaten me tepër parfumet me aroma lulesh ujore ose natyrale, ato me fruta dhe me vanilje. Fragracat me: trëndafila te bardhe, kamomil, lule portokalli, alga, arre kokosi, bajame, etj janë idealet për te tërhequr gjithmonë vëmendjen. /A.S-Dritare.net