
Studimi në SHBA: Vaksína e AstraZenekës është e sigurt, shpëton jetë!
Dritare.net
Burimi: BBC
SHBA publikoi studimin për vaksínën e AstraZenekës. Të dhënat e studimit tregojnë se kjo vaksínë është e sigurt dhe shumë efektive. BBC publikoi studimin i cili thoshte se, vaksína është 79% efektive për ndalimin simptomave të sëmundjes dhe parandalon 100% të sëmurit nga Covíd-19. Nuk u gjet asnjë gjë që cenonte sigurinë e vaksínës apo lidhjen e saj me mpiksjen e gjakut. Më shumë se 32,000 vullnetarë morën pjesë në testime, kryesisht në Amerikë, por edhe në Kili dhe Peru. Rreth një e pesta e vullnetarëve në këtë studim ishin mbi 65 vjeç dhe vaksína, e dhënë në dy doza me katër javë largësi, u siguroi atyre të njëjtën mbrojtje krahasuar me grupmoshat e reja. Rezultatet e këtij studimi hapin rrugën që autoritetet rregullatore të miratojnë vaksínën Oxford-Astrazeneca në Shtetet e Bashkuara brenda këtij muaji ose në prill, informon dritare.net
Studiuesi kryesor i testimit të vaksínës në Universitetin e Oksfordit, Prof. Andrew Pollard tha: "Këto rezultate janë një lajm i mrekullueshëm pasi tregojnë efikasitetin e jashtëzakonshëm të vaksínës në një popullatë të re dhe janë në përputhje me rezultatet e studimeve të Oksfordit.”
Profesoreshë Sarah Gilbert, bashkëkrijuese e vaksínës vuri në dukje: "Në shumë vende të ndryshme dhe te të gjitha grupmoshat vaksína ofron një nivel të lartë mbrojtjeje kundër Covíd-19 dhe ne shpresojmë që kjo të çojë në një përdorim edhe më të gjerë të vaksínës, në mënyrë që t’i japim fund pandemisë. Është me të vërtetë e rëndësishme të kesh aftësinë për të mbrojtur njerëzit sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo vaksínë do të shpëtojë jetë.",-shtoi Gilbert./K.C/dritare.net

















