Na ndiqni edhe në

Shëndet

Sindroma e mushkërisë së bardhë/ Pneumonia misterioze që po alarmon botën! 

Sindroma e mushkërisë së bardhë/ Pneumonia misterioze

Autoritetet në Kinë, Evropë dhe Amerikë janë në gatishmëri pasi rastet e pneumonisë misterioze po rriten me shpejtësi. Shumë pacientë kryesisht fëmijë dhe adoleshentë po transferohen në spitale duke shfaqur komplikime serioze në sistemin e frymëmarrjes. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, gjithçka nisi në Kinë.
Çfarë është sindroma e mushkërive të bardha?
Disa ditë më vonë, ankthi filloi të përhapej pasi kishte gjithnjë e më shumë raportime për dezinfektim të vazhdueshëm në shumë zona dhe shkaktarja kryesore është mycoplasma pneumoniale, një bakter që zakonisht shkakton infeksione të lehta, por përhapet me shpejtësi. Që nga ai moment, autoritetet shëndetësore u vunë në gatishmëri të lartë. Siç shkruan gazeta britanike “Daily Express”, një ekspert duke parë situatën në Kinë ka folur për “sindromën e mushkërive të bardha”.
Për sa i përket pamjes klinike, me një radiografi të thjeshtë, në mushkëri të pacientëve shihen njolla të bardha që tregojnë zona të inflamacionit. Këto shkaktojnë akumulim të tepërt të lëngjeve në mushkëri. Për këtë arsye sindroma e pneumonisë mori këtë emër.
Disa epidemiologë në SHBA kanë argumentuar se numri i madh i rasteve të ftohjes dhe gripit mund të jetë për shkak të kufizimeve të koronavirusit që pengojnë njerëzit të zhvillojnë imunitet natyror. Të martën, South China Morning Post (SCMP) e Kinës raportoi se disa masa të kontrollit të koronavirusit kanë filluar të rishfaqen në Kinë, veçanërisht në "shkolla, institucionet e kujdesit për fëmijët dhe shtëpitë e pleqve".
Gazeta kineze "Global Times", e cila është e afërt me regjimin komunist, pranoi se spitalet po luftojnë për të përballuar "rastet e shtuara të sëmundjeve të frymëmarrjes te fëmijët.”

Shqetësim në SHBA dhe Evropë për shkak të Kinës

Është konstatuar shtim i rasteve dhe shtrimeve në spital të fëmijëve dhe adoleshentëve me sindromën e mushkërisë së bardhë, edhe në Evropë dhe SHBA. Ndërsa orët e fundit autoritetet shëndetësore amerikane këshillojnë qytetarët dhe spitalet të jenë në gatishmëri.
Tani ekziston një shqetësim se epidemia po prek edhe Evropën. Holanda po përjeton një valë serioze të rasteve të pneumonisë që prekin fëmijët. Profesor Joseph Ambani, ekspert i sëmundjeve infektive, ka thënë për Gazetën Express se aktualisht nuk ka të dhëna të mjaftueshme për sëmundjen “alarmante” që prek sistemin e frymëmarrjes. Megjithatë sistemet e kujdesit shëndetësor në kontinentin e vjetër duhet të përgatiten për më të keqen./K.C/dritare.net