Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E zuri poshtë masivi i dheut që u shemb, gjendet pas 7 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri!

E zuri poshtë masivi i dheut që u shemb, gjendet pas 7 ditësh

Gjendet pas 7 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, punonjësi 29-vjeçar i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë masivi i dheut.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, kur ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km.

Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator Arditi, punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve.

Si pasojë e rrëshqitjes, 29-vjeçari është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve./E.P- DRITARE.NET