Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Sot në Ditën e Europës, një lajm i mirë për Shqipërinë!

Rama: Sot në Ditën e Europës, një lajm i mirë për

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 22 Maj do të zhvillohet në Bruksel Konferenca e Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Përmes një njoftimi në Facebook Rama shprehet se asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve.

“SOT në DITËN e EUROPËS Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 - “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel. Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale./L.F-dritare.net