
Si të mbrohemi nga hepatiti B që prek mëlçinë, përgjigjet pediatrja!
Dritare.net

Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me mëlçinë, si një organ mjaft të rëndësishëm në organizmin tonë.
Pediatrja thekson se mëlçia mund të preket nga infeksionet virusale dhe parazitare, apo edhe hepatiti A të cilët ndikojnë negativisht në këtë organ.
Ndër të tjera shton se mëlçia ka një sërë funksionesh në organizëm, pasi prodhon faktorë imunitar.
“Mëlçia është një organ kaq i rëndësishëm saqë nuk mund të mbijetojmë pa këtë organ. Ajo mund të preket nga infeksionet virusale të tipit A, B, C, E. Nga infeksione parazitare (ekinokoku). Më i zakonshëm është hepatiti A që merret nga uji i pijshëm ( në rastet kur është i ndotur )
Roli i saj në organizëm...
• Krijon faktorët e koagulimit
• Prodhon faktorë imunitar.
• Lëshon një substancë të quajtur "lëngu tëmthit" për të ndihmuar në tretjen e ushqimit dhe thithjen e lëndëve ushqyese të rëndësishme.
•filtrimi i toksinave
•shpërbërjen e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave
•aktivizimin e disa enzimave që janë proteina esenciale për funksionimin e tretjes.
•depozitimin e glikogjenit, mineraleve, dhe vitaminave (A, D, E dhe K)
• sintetizon proteinën e gjakut si albumina etj.
Me zbulimin e hershëm dhe kujdesin e duhur mjekësor, njerëzit që jetojnë me një infeksion kronik të hepatitit B mund të gëzojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Parandalimi i hepatitit B:
Ekziston një vaksinë e sigurt për të parandaluar hepatitin B. Vaksina e hepatiti B jepet duke u bërë në tri doza. Çdo i porsalindur duhet të marrë vaksinën e hepatitit B. Doza e parë u jepet foshnjave 12 orë pas lindjes. Dozën e dytë të vaksinës e marrin pas 1 ose 2 muajsh dhe dozën e tretë e marrin pas muajit të gjashtë. Pas aplikimit të vaksinës së hepatiti B në sistemin shëndetësor në Shqipëri, u ul ndjeshëm numri i rasteve me hepatit B”, shkruan pediatrja./M.K-dritare.net

















