Na ndiqni edhe në

Shëndet

Një 6-vjeçar në trupin e një 90-vjeçari/Fëmijët e prekur nga Kòvidi

Një 6-vjeçar në trupin e një

Nga Natasha Hinde, Huffington Post

"Ai është si një gjashtë vjeçar në trupin e një 90-vjeçari", thotë Chris Ward për djalin e tij, Thomas, i cili u sëmur për herë të parë shkurtin e kaluar dhe vuan nga ethet, dhimbjet në të gjithë trupin dhe nga problemet me frymëmarrjen.

Familja e tij u pyet nga doktorët nëse ata kishin qenë në Itali, por mbasi dëgjuan përgjigjen negative, doktorët i dërguan në shtëpi duke u thënë se ishte një infeksiòn i thjeshtë viral dhe Thomas, atëherë pesë vjeç, duhej të pushonte. Mbas një viti, Thomas ende po vuan nga të njëjtat simptoma. Testet kanë zbuluar se ai ka antitrupa të Còvid-19. Çdo dy ose tre javë, temperatura e tij rritet. Gjëndrat e tij janë vazhdimisht të zgjeruara dhe trupi i dhemb shumë. Prindërit e tij thonë se shpesh herë ai as nuk mund të ecë prej dhimbjes. Ai është fëmija i parë me simptoma që zgjasin kaq shumë, që doktorët në Manchester kanë parë. Rasti i tij mund të duket unik, por mendohet se Thomas është një nga qindra fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar të cilët ende nuk janë shëruar plotësisht pasi kanë pasur kòvidin. Prindërit e tij shprehen se ndjehen të pafuqishëm dhe se jeta e fëmijës së tyre është dëmtuar shumë nga pasojat që i ka lënë kòvid.

Një 6-vjeçar në trupin e një

Long Còvid (Kòvidi i zgjatur) përshkruan shenjat dhe simptomat që vazhdojnë ose zhvillohen pasi ke kaluar Covid-19. Kjo çështje nuk njihet gjerësisht tek fëmijët. Layla Moran, deputetja dhe kryetarja e Grupit Parlamentar për Corònavirus thotë se Còvidi i zgjatur është "kriza e fshehur shëndetësore" e pàndemisë. "Ne e dimë që Còvidi i zgjatur prek edhe fëmijët, por mënyra se si i prek fëmijët është më pak e kuptuar sesa ajo e të rriturve", thotë Moran. "Qeveria duhet të fillojë të kuptojë efektet e Còvidit të zgjatur tek fëmijët dhe ta llogarisë atë kur shqyrton rihapjen e shkollave." Nuk është e qartë se sa fëmijë po luftojnë me simptomat afatgjata. Këto të dhëna nuk janë mbledhur dhe shpesh është e pamundur të thuash nëse disa fëmijë kanë pasur Còvid, pasi testet nuk ishin gjerësisht të disponueshme kur shumë prej tyre u sëmurën. Vlerësimet e të dhënave nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) sugjerojnë se 15% e fëmijëve të shkollave të mesme dhe 13% e fëmijëve nën 12 vjeç ende po luftojnë me simptomat e kòvidit pesë javë pas testimit pozitiv.

Një 6-vjeçar në trupin e një

Në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për ndikimin që vírusi mund të ketë tek fëmijët, prindërit, fëmijët e të cilëve vuajnë nga simptomat afatgjata kanë bashkuar forcat për të formuar një grup veprimi: Long Còvid Kids. Grupi përfshin rreth 600 familje, thotë bashkëthemeluesi Sammie McFarland, 44 vjeç, që përfaqëson afërsisht 800 fëmijë. Asnjë nga fëmijët nuk është shëruar plotësisht. Një sondazh jozyrtar zbuloi se fëmijët e prekur më së shpeshti përjetonin lodhje, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe dobësim të trupit. Prindërit kanë raportuar se mjékët në fillim u kishin thënë se kòvidi nuk i prek fëmijët dhe se janë mjaft të irrituar sepse askush nuk i ka ndihmuar. Prej kohësh kòvidi ka ndikuar në shëndetin mendor të fëmijëve, veçanërisht për shkak të paaftësisë për të marrë pjesë në aktivitete normale. Kur shkollat u hapën në shtator, shumë fëmijë nuk e kishin marrë veten aq mirë sa të ktheheshin. "Të dëgjosh fëmijën tënd të të pyesë: 'kur do të bëhem më mirë?' dhe të mos jem në gjendje t'i jap atyre një përgjigje është vërtet e vështirë," u shpreh një prind i Long Còvid Kids.

"Për vajzën time, thjesht fakti që ka dhimbje çdo ditë të jetës së saj dhe që nuk e di se kur nuk do të ketë më dhimbje, është shumë i vështirë psikologjikisht për t’u përballuar,’’ shprehet një prind tjetër. ''Madje dhe për një të rritur kjo do të ishte shumë e vështire për t’u pranuar.’’

"Pediatrit, mjékët dhe psikiatrit e fëmijëve janë të shqetësuar për ndikimin që Kòvidi afatgjatë ka në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve dhe të rinjve", thotë profesori David Rowitch, një ekspert I pediatrisë në Universitetin e Kembrixhit. “Simptomat e dukshme përfshijnë lodhje, dhimbje barku dhe muskujsh si dhe ankth dhe depresion.''

Një 6-vjeçar në trupin e një

Long Còvid Kids dëshiron që çështja të njihet më shumë. Grupi po i kërkon qeverisë të krijojë një fushatë ndërgjegjësimi. Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social thotë se qeveria po vazhdon të punojë me shkencëtarët për të përmirësuar kuptimin kolektiv të ndikimit që ka kòvidi i zgjatur tek njerëzit e të gjitha moshave "duke u siguruar që të ofrojmë mbështetjen më të mirë të mundshme për individët e prekur. Ne shpresojmë të shohim më shumë hulumtime në këtë fushë në mënyrë që të mund të zbulojmë se sa fëmijë preken dhe në çfarë mënyre", tha zëdhënësi. "Ne gjithashtu shpresojmë të mësojmë më shumë nëse ndikimi i bllokimit mund të përkeqësojë gjendjen tek disa fëmijë." Për disa prindër si Ward, ka ende shpresa që hulumtimi përfundimisht do t'u sigurojë atyre një përgjigje se pse djali i tyre është ende kaq i sëmurë dhe nëse do të bëhet më mirë. "Po jetoj në një shqetësim të vazhdueshëm," thotë ai. “Nuk e di nëse kjo do t’i shkaktojë ndonjë problem të rëndë shëndetësor në të ardhmen, nuk e di nëse e gjithë kjo do i dëmtojë organet dhe as mjékët nuk po na japin dot përgjigje.” /S.F.-dritare.net