
Gjilpërat magjike që lehtësojnë dhimbjet në gjoks!
Dritare.net
Dhimbja e gjoksit është një simptomë e zakonshme që prek miliona njerëz në mbarë botën. Tek njerëzit që nuk kanë sëmundje themelore, zakonisht është për shkak të anginës, e cila shkaktohet gjatë stërvitjes ose kur jeni nën stres mendor ose emocional. Mund të jetë edhe për shkak të akumulimit të kolesterolit në arterie, që rezulton me pakësimin e qarkullimit të gjakut në zemër. Por mund të jetë edhe përgjegjëse për një mosfunksionim në arteriet e vogla që çojnë gjakun në inde dhe nuk lejojnë oksigjen të mjaftueshëm.
Trajtimet e disponueshme janë të dizajnuara për të reduktuar efektet e këtyre mosfunksionimeve, por ato jo gjithmonë funksionojnë, duke lënë shumë pacientë që ende vuajnë nga dhimbjet në gjoks. Megjithatë, është e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje efektive dhe të mos nënvlerësohet problemi, pasi kjo simptomë mund të ulë ndjeshëm cilësinë e jetës së një personi, duke e larguar atë nga aktiviteti i nevojshëm fizik.
Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje efektive, një ekip studiuesish nga Universiteti i Illinois po kryen një studim nëse akupunktura mund të përdoret si një metodë për të lehtësuar dhimbjen e gjoksit të shkaktuar nga angina pectoris. Shumë kërkime e kanë cilësuar akupunkturën si një mjet për të lehtësuar shumë lloje të dhimbjeve kronike. Megjithatë, pak dihet deri më tani për efektin e saj te dhimbjet ishemike./K.C/dritare.net

















