Na ndiqni edhe në

Shëndet

Frikë dhe pasiguri në det/ Pasagjerët flasin për shpërthimin e virusit në anije

Frikë dhe pasiguri në det/ Pasagjerët flasin për

Një udhëtim luksoz në det është kthyer në tragjedi për pasagjerët e anijes turistike MV Hondius, e cila ndodhet e bllokuar në Oqeanin Atlantik, pranë Kepit të Gjelbër.

“Ne nuk jemi thjesht një histori apo tituj lajmesh, jemi njerëz me familje dhe jetë që na presin në shtëpi,” u shpreh mes lotësh vlogeri amerikan Jake Rosmarin, një nga pasagjerët në bord.


Në anije ndodhen rreth 150 persona nga 23 vende të ndryshme. Deri tani janë konfirmuar tre raste dhe pesë raste të dyshuara me hantavirus, një sëmundje e rrallë, por e rrezikshme që zakonisht përhapet nga brejtësit. Tre pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë të sëmurë ose shfaqin simptoma, pasi anija u nis nga Argjentina rreth një muaj më parë.

Autoritetet shëndetësore po punojnë me urgjencë për analizimin e mostrave, ndërsa OBSH-ja ka paralajmëruar se virusi mund të jetë përhapur mes pasagjerëve në bord.

Fillimisht, Spanja kishte deklaruar se anija mund të drejtohej drejt Ishujve Kanarie për trajtim dhe riatdhesim të pasagjerëve, pasi autoritetet e Kepit të Gjelbër refuzuan lejimin e hyrjes. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se tre pacientë të dyshuar janë evakuuar dhe po transportohen drejt Holanda për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, presidenti i Ishujve Kanarie, Fernando Clavijo, ka kundërshtuar vendimin e qeverisë spanjolle për të lejuar ankorimin e anijes në ishuj.

Pasagjerët mbeten në pasiguri, ndërsa kërkojnë qartësi dhe siguri. “E vetmja gjë që duam tani është të ndihemi të sigurt dhe të kthehemi në shtëpi,” tha Rosmarin për ndjekësit e tij në TikTok./K.C/dritare.net