Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ataku kardiak nuk ndodh brenda natës. Ja si mund të parandalohet!

Ataku kardiak nuk ndodh brenda natës. Ja si mund të parandalohet!

Dietologia e njohur, Blerina Bombaj, ka ndarë së fundmi një video informuese, ku ka folur për shkaqet dhe rreziqet që lidhen me shëndetin e zemrës.

Në mesazhin e saj, Bombaj thekson se një atak kardiak nuk ndodh brenda natës, por është rezultat i akumulimit të dëmtimeve që ndodhin në organizëm për shkak të faktorëve të modifikueshëm të stilit të jetesës, si ushqyerja e pabalancuar, mungesa e aktivitetit fizik apo përdorimi i duhanit.

Sipas dietologes së njohur Blerina Bombaj, meshkujt mbi 45 vjeç janë shumë më të rrezikuar për të pësuar episode kardiake, ndërsa mosha mesatare e shfaqjes së infarktit të parë është rreth 65 vjeç.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)


Bombaj thekson se parandalimi i sëmundjeve të zemrës është i mundur, nëse individët i kushtojnë vëmendje faktorëve të rrezikut dhe kryejnë rregullisht analizat përkatëse.


Këto janë 8 analizat që ndihmojnë në vlerësimin e rrezikut kardiak:
• Lipidograma
• Apo B, Apo A
• Insulinemia, HbA1C
• hs-CRP
• Homocisteina
• Vitamina D
• Acidi urik


“Çdo person duhet të konsultohet me mjekun kardiolog për të interpretuar këto analiza dhe për të marrë masat e duhura në kohë,” -shprehet Bombaj, duke theksuar se një stil jetese i shëndetshëm, ushqimi i ekuilibruar dhe aktiviteti fizik janë hapa kyç për të mbajtur zemrën të shëndetshme./E.P-dritare.net

Lexo edhe