Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SHBA në kaos ajror, mbi 5500 fluturime të anuluara dhe të vonuara

SHBA në kaos ajror, mbi 5500 fluturime të anuluara dhe të vonuara

Një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror ka shkaktuar kaos në transportin ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke çuar në anulimin e mijëra fluturimeve dhe vonesa të shumta.

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, bëri të ditur se ndërprerja u shkaktua nga një problem pas një përmirësimi të kabllove prej bakri. Sipas tij, ruteri ku po kryheshin punimet nisi të mbingarkonte sistemet e tjera të kontrollit të trafikut ajror, duke krijuar probleme në komunikimin me avionët.

Sipas të dhënave të platformës së gjurmimit të fluturimeve FlightAware, gjatë së shtunës në SHBA janë anuluar më shumë se 3,500 fluturime, ndërsa mbi 2,000 të tjera kanë pësuar vonesa.

Ndalimi i fluturimeve nisi rreth orës 16:00 të së premtes, sipas orës lokale, dhe zgjati më shumë se katër orë.

Duffy paralajmëroi më herët se pasojat e ndërprerjes mund të vijojnë edhe për disa ditë, për shkak të efektit zinxhir në aeroportet amerikane.

Kjo është ndërprerja më e gjatë e fluturimeve në SHBA që prej asaj të shkaktuar pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001./L.F-dritare.net